Anglia me 8 qershor, Italia në fund të majit ose në fillim të qershorit, Spanja me 6 dhe 7 qershor, tashmë edhe Franca ka caktuar datën, 17 qershor.
Pas Serie A, Premierligës dhe La Ligës, edhe Ligue 1 pak a shumë kanë konfirmuar datën e rinisjes së sezonit.
Ligue 1 ka njoftuar se sezoni 2019/20 është planifikuar të rinisë me 17 qershor, ashtu si Ligue 2.
Gjithashtu është konfirmuar se gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë.
Në Francë kanë mbetur edhe 10 xhiro për të zhvilluar, kurse PSG 11 ndeshje, sepse ka një më pak.
Lider aktualisht është Parisi me 68 pikë, 12 më shumë se Marseille.