Mësohet gjendja shëndetësore e 4 personave që u therën në Norvegji

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë në Oslo të Norvegjisë, ku sulmuesi ka therur një mësues dhe tre punonjës të tjerë të shkollës.

Policia norvegjeze ka thënë se akoma nuk dihet qartë arsyeja e sulmit, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Katër viktimat, të gjithë punonjës në shkollën Brynseng në lindje të qytetit, janë dërguar në spital me lëndime të vogla.

Tashmë kanë nisur hetimet rreth këtij rasti dhe policia ka intervistuar dëshmitarët në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme