Mësohet se kush do të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Skuadrën e Kosovës në fushën e Podgoricës kundër Malit të Zi do ta udhëheqë Amir Rrahmani, si kapiten i zgjedhur nga Bernard Challandes në momentet e fundit.

Trajneri zviceran i Kosovës, Challandes kishte kokëçarje se kë ta emëronte kapiten në këtë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi, për shkak se kapiteni i deritanishëm, portieri veteran Samir Ujkani, e ka humbur vendin e titullarit në portë, dhe si pasojë e mungesës së tre zëvendës kapitenëve, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Me Ujkanin në bankën e rezervistëve, Berishën, Kryeziun dhe Shalën zyrtarisht jashtë kësaj ndeshjeje për shkak të lëndimeve, shiritin e kapitenit do ta bartë qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.

Rrahmani ka qenë opsioni i parë për kapiten në ketë ndeshje, por ka pasur dyshime se mund të mungojë për shkak të një shqetësimi në gju.

Gazeta Express kishte raportuar gjatë ditës se për shkak të dyshimeve se Rrahmani mund të mungojë, Challandes kishte vendosur t’ia besojë shiritin sulmuesit Vedat Muriqit.

Megjithatë, tani që Rrahmani është konfirmuar si titullar, shiriti i kapitenit do t’i takojë atij.

25-vjeçari është ndër futbollistët më me së shumti paraqitjet për verdhekaltrit, 21 sosh, të gjitha si titullar.

Ai i ka realizuar tri gola për “Dardanët” deri tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme