Ushtria amerikane njoftoi për vdekjen e një ushtari 21 vjeçar që po shërbente në Kosovë, duke njoftuar se vdekja po hetohet.
Gazeta Metro ka marrë vesh nga burime brenda kampit “Bondsteel” se ushtari Robert W. Jones ka kryer vetëvrasje.
Ushtria nuk dha detaje rreth rrethanave që kishin të bëni me vdekjen e Jones’it, por bënë të ditur se ai vullnetarisht ishte bashkuar misionit në Kosovë.
Jones u bashkua me Ushtrinë në vitin 2015 dhe ka shërbyer në Brigadën e 18-të të Policisë Ushtarake që nga prilli 2016, sipas USARUER. Për shërbimin e tij në Kosovë, Jones u nderua me Medaljen e NATO-s.