Mësoni se kur fillon prodhimi i iPhone 8

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 22:31 | Nga

Raportet e fundit rreth celularit të ri të Apple – iPhone 8 – mund t’i nervozojnë përdoruesit.

Besohet se iPhone nuk do të hyjë në prodhim deri në shtator, që sygjeron se përdoruesit e iOS nuk do të mund ta kenë celularin në duar deri në tetor.

Kjo shtyrje është si pasojë e sensorit të gishtit që Apple pritet ta zëvendësojë me TouchID, pasi që kompania është duke e ndërtuar sistemin e vetë dhe ka nevojë për më shumë kohë për ta prodhuar.

Raportet rreth iPhone 8 filluan të dalin në ueb vetëm pak muaj pasi Apple lansoi iPhone 7. Megjithatë, sipas raportit të ri kompania mund ta shtyjë datën e publikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme