Aktorja e njohur turke, İrem Helvacıoğlu, e cila vitin e kaluar solli në jetë vajzën e saj Sora dhe më 17 prill u divorcua në një seancë të vetme nga sipërmarrësi Ural Kaspar, ka dhënë një intervistë në programin e koleges së saj, Ege Kökenli. Ajo ka rrëfyer sfidat e mëmësisë, procesin e divorcit, si dhe aksidentet e rënda shëndetësore që ka kaluar së fundmi.
Aktorja pranoi se jetesa pas ardhjes në jetë të vajzës ka ndryshuar tërësisht prioriteteve të saj. Ajo tregoi se ndonëse e shijon çdo moment me të bijën, koha për veten është reduktuar ndjeshëm, ndërsa sqaroi se pse nuk është ende gati të rikthehet me kohë të plotë në ekranet televizive:
“Çdo moment me vajzën është i çmuar; ajo më shikon në sy dhe unë jam e gjithë bota e saj për momentin.”
Gjatë bisedës, İrem ndau edhe një deklaratë të fortë rreth mënyrës se si e sheh botën sot, duke theksuar se fokusi i saj i vetëm është mbrojtja e të bijës. Ajo u shpreh se përpiqet të qëndrojë larg çdo lajmi apo energjie negative që mund t’i transmetojë foshnjës gjatë ushqyerjes me gji, madje duke preferuar të qëndrojë “e padijshme” ndaj ngjarjeve në botë.