Lionel Messi ka gjetur fajtorin e humbjes së Barcelonës që i shkaktoi eliminimin nga Liga e Kampionëve.Barcelona lëshoi epërsinë prej 4:1 nga takimi i parë, për t’u mundur 3:0 nga Roma në çerekfinalen e kthimit.
Roma bëri rikthimin e jashtëzakonshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, duke e shënuar golin e fitores në 10 minutat e fundit të takimit.
Ekipit italian i duhej mrekullia në ndeshjen e kthimit, por golat gna Edin Dzeko, Daniele De Rossi dhe Kostas Manolas e realizuan përmbysjen e ekipit romak.
Dhe si duket, Leo Messi e ka gjetur fajtorin për këtë humbje. Sipas Diario Gol, argjentinasi ishte i inatosur me paraqitjen e mbrojtësit Samuel Umtiti në fundin e pjesës së parë.
Mbrojtësi 24-vjeçar francez mësohet se është në radarin e Manchester United, dhe se ai është i hutuar për të ardhmen e tij.Kjo gjë e ka mllesfosur Messin, që beson se futbollisti e kishte mendjen te ekipi i Mourinhos dhe jo te ndeshja me Romën.
Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë raportohet se ishte i inatosur edhe me mbrojtësin tjetër, Jordi Alba.