Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka rënë në pozitën e 10-të në listën e 100 lojtarëve më të mirë të botës për vitin 2020, të publikuar nga “Marca” të enjten.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është spanjolli i renditur më së larti në listë nga La Liga, në vendin e katërt, prapa top-treshes, Robert Lewandowskit e Joshua Kimmichut të Bayern Munichut dhe Kylian Mbappes të Paris Saint-Germainit.
I shtati në listën e gazetës spanjolle “Marca” është lojtari tjetër i La Ligës, Karim Benzema, që luan me Real Madridin.
Në top 50-she janë të renditur edhe Toni Kroos, Luka Modriq, Marc-Andre Ter Stegen, Thibaut Courtois, Joao Felix, Jules Kounde, Jan Oblak, Feder Valverde, Ansu Fati, Frenkie de Jong dhe Jesus Navas.