Argjentina ka fituar me lehtësi mbrëmë ndaj Bolivisë me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ishte Lionel Messi që shkëlqeu mbrëmë duke shënuar të gjithë golat e vendasve, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht, Messi realizoi në minutën e 14-të të ndeshjes, një gol të bukur nga distanca.
Goli i dytë i Messit dhe Argjentinës erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes.
Dy minuta para fundit të ndeshjes, Messi kompletoi hat-trikun.
Me këtë fitore, Argjentina merr pozitën e dytë në renditje me 18 pikë, gjashtë më pak se Brazili.
Ndërkohë, Bolivia mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë nga nëntë ndeshje.