Barcelona do të ndeshet të dielën me Athletic Bilbaon në finale të Superkupës së Spanjës.
Por, sipas raportimeve të fundit, kapiteni Lionel Messi mund të mos paraqitet në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi që e pësoi në kampionat. Te Barça po shpresojnë që Messi të jetë i gatshëm për Superkupën, që do të ishte trofeu i parë për trajnerin Ronald Koeman, që mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij edicioni.
Messi shkaku i lëndimit i mungoi Barcelonës edhe në duelin gjysmëfinal të luajtur të mërkurën kundër Real Sociedadit, të cilin e fitoi pas penalltive.