Alphonso Davies i Bayern Munich po jeton ëndrrën e tij, pasi ai do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve dhe atë si protagonist ndaj PSG-së.
19-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit gjerman në Ligën e Kampionëve.Pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Lyon, kanadezi ka folur për media, duke iu kthyer edhe ndeshjes me Barcelonën.
Davies e kishte pranuar më herët se heroi i tij në futboll është Lionel Messi.
“Duke u rritur, e shikoja tërë kohën dhe tani do të luaja kundër tij një ëndërr e bërë realitet”, kishte thënë ai para ndeshjes me Barcelonën.
Pas ndeshjes së sotme ai u u pyet nga BT Sport se a e kërkoi fanellën e Messit pas ndeshjes.
Kanadezi e zbuloi se Messi ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes, duk e arsyetuar për mosdhënien e fanellës: “Unë ia kërkova, por mendoj se ai ishte pak i mërzitur, kështu që herën tjetër, me shpresë”.
Davies dhe ekipi i tij vijnë në finale pas 10 fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.