Prokuroria e qytetit Barcelonës thuhet se ka pranuar kërkesën e Lionel Messit për të paguar dëmshpërblimin dhe t’i shmanget burgut.
Leo Messi më herët gjatë këtij viti është shpallur fajtor për evazion fiskal, ku rrezikonte burgimin prej 21 muajve.
Megjithatë, sipas gazetës Mundo Deportivo, ylli argjentinas nuk do të vuaj burgimin edhe pse është shpallur fajtor për fshehje të tatimeve.
Kjo pasi, Messi do të paguaj dëmshpërblim prej 255 mijë eurove, ndërsa babai i tij, Jorge duhet të paguaj 180 mijë euro dëmshpërblim për ta shmangur burgun.
Ishte vet ylli i Barcelonës që kishte kërkuar të dënohet me të holla në vend të burgut, dhe kjo është pranuar nga Prokuroria e Barcelonës.
Ndryshe, Messi dhe babai i tij janë akuzuar se kanë shmangur tatime në vlerë prej 4.1 milionë eurove, kryesisht gjatë viteve 2011-2014.