Sipas radios katalunase, RAC1, Lionel Messi i ka thënë Ronald Koemanit që ai ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në Barça dhe e ka siguruar atë që veten e sheh “më shumë jashtë klubit se brenda”, edhe pse ai i di vështirësitë që mund ti këtë nëse largohet nga Barça për shkak të kontratës së tij
La Pulga është prekur aq shumë pasi katalunasit u mundën keq në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich.
Kështu që ai më shumë është duke e marrë në konsideratë largimin nga Barcelona se sa qwndrimin aty. Pasi kishte mësuar për këtë situatë, Koeman kishte vendosur të mbaj një takim me Messi dhe ta sqarojë nëse situata është e tillë apo jo.
Messi, i cili ishte në pushime, vendosi që t’i ndërpresë ato dhe të këtë një takim me trajnerin e ri të Barcelonës. Një pjesë e mirë e këtij takimi bënte fjalë për projektin sportivë të skuadrës së Katalunisë.
Koeman tashmë kishte thënë edhe në prezantimin e tij se qendra e këtij projekti sportiv ishte Messi, edhe pse ai po ashtu e bëri të qartë që nuk dëshiron të këtë në rrethin e tij njerëz të cilët nuk janë të përkushtuar në klubin.
Për drejtuesit e Barcelonës është një prioritet absolut që Messi mos të largohet. Bartomeu nuk dëshiron që të shkruhet në histori si presidenti që humbi lojtarin më të mirë në histori të klubit të vet.