Ekonomia Online
FUNDIT

Mësuesit shqiptarë do të vaksinohen me AstraZeneca në muajin mars

Mësuesit shqiptarë do të vaksinohen me AstraZeneca në muajin mars

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të diel Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, aty ku vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç. Ndërkohë nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer. Kryeministri Rama thotë se brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me […]

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të diel Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, aty ku vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Ndërkohë nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer.

Kryeministri Rama thotë se brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.

Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë që prej nisjes së procesit në vendin tonë janë kryer 12,467 vaksinime. /Ora News

Të ngjashme