Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë nuk do të ketë as një aleancë të mundshme politike në të ardhmen me kryeministrin e tanishëm, Edi Ramën.
Ai u shpreh se nuk do të bashkëpunojë politikisht me asnjë person që vë në diskutim interesat kombëtar të vendit në mënyrë të vetëdijshme.
“Me asnjë politikan që vë në diskutim sovranitetin dhe integritetin, dhe interesat kombëtare në mënyrë të vetëdijshme, se mund ta bëjë dikush nga pjekuria, nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë bashkëpunim politik nga Ilir Meta. Meta 50 vitet e ardhshme e ka raportin me popullin shqiptar”, tha Meta.
Ai tha se “në 50 vitet e ardhshme do jem këtu deri në fund të jetës sime në Shqipëri mes shqiptarëve”.