Meta dekreton shkarkimin e ministrave

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministrave, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri.

Presidenca ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Sonila Qatos, zv/kryeministres Senada Mesi.

Ndërkohë burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e emrave të ministrave të rinj në qeveri, si dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.

Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme