Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka emëruar si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ish-drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqirin.
Para emërimit të tij në këtë post, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit shkurt 2016.
Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.
Emërimi i tij ka ardhur disa ditë pasi kryeministri Rama ka propozuar për ish-kreun e Shish Visho Ajazi Lika në postin e ambasadorit në NATO.