Meta i flet kryeministrit të Belgjikës për rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 19:13 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Ndërkohë, Presidenti Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Po kështu, presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme