Meta ia jep shtetësinë shqiptare ish-presidentes Atifete Jahjaga

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 17:47 | Nga

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare.

Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë, njofton shqiptarja.

ahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET
Nr. 10879, datë 19.9.2018
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:
Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Ilir Meta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme