Meta: Kosova dha shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar popullin e Kosovës për solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar.

Meta, në një linjë telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Shqipëria ka qene e goditur nga tërmetet edhe para se ai të bëjë një paralajmërim për të ngritur masat në mënyrë që të përballen më situata të tilla më me efikasitet.

“Kjo tani më nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që të shpëtojmë çdo shqiptarë që është nën rrënoja”.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova ka qenë e para që është përgjigjur në mënyrë shembullore në të gjitha drejtimet.

“Padyshim që Kosova ka dhënë shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë”.

Meta ka përmendur edhe ndihmën materiale që ka dhënë Qeveria e Kosovës duke e konsideruar si “shumë të çmuar dhe e vlerësuar”.

I pari i Shqipërisë ka falënderuar edhe bizneset e Kosovës për solidaritet me popullin e prekur nga pasojat e tërmetit.

Të ngjashme