Meta: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë tensionet

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, pas aplikimit të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për tabelat e automjeteve.

Meta ka thënë se “ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë”.

“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme