Meta: Pas 25 Prillit goditet krimi dhe Shqipëria kthehet në shina

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryekomisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson ka zhvilluar një vizitë në Tiranë edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i shtetit thotë se ka pasur një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm për të gjitha sfidat që ka Shqipëria në rrugën Europiane.

“E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX. Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook.

Sipa Metës, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, “krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme