Meta përplaset me ambasadoren amerikane

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit e ftoi atë të mos përdorte më terma që ngrenë tensionin para zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë interes përtej një procesi të rregullt ku zëri dhe vota e njerëzve të dëgjohet dhe numërohet. Roli i marrë nga ambasada amerikane tregon dobësinë e institucioneve tona. Përplasja me ambasadën e SHBA-së nuk është e re në 30 vjet, por qëndrimi ka qenë konstant, një vend që e futi Shqipërinë me zor në NATO dhe tani po e shtyn drejt BE-së”, ka thënë Meta para mediave në Shqipëri.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, reagoi ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili përmendi sërish sfurqet në një intervistë televizive.

“Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre”, ka shkruar ambasadorja Kim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme