Meta pret në Presidencë ish-kryeministrin Berisha

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta po përdor gjithë forcat e mundshme për të zgjidhur ngërçin politik.

Pasi mori dritën jeshile me partitë që braktisën Kuvendin, ditën e sotme ai do të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime nga presidenca thanë se, Presidenti Meta takohet mesditën e sotme me ish-kryeministrin Berisha në orën 12:00.

Në qendër të këtij takimi do të jetë kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë dhe kriza kushtetuese.

Ndërkohë, dje Meta u takua me ish-kreun e shtetit Rexhep Mejdanin. Takimet e Metës me ish-presidentët e vendit vinë në kuadër të krizës politike në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme