Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata në Pejë dënon E.K. me burgim dhe gjobë për vjedhje të rëndë dhe vjedhje

Gjykata në Pejë dënon E.K. me burgim dhe gjobë për vjedhje të rëndë dhe vjedhje

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit E.K., duke e dënuar atë me burgim dhe gjobë për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”. Sipas komunikatës së gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, përmes video-lidhjes/video-incizimit. “Gjykata […]

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit E.K., duke e dënuar atë me burgim dhe gjobë për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”.

Sipas komunikatës së gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, përmes video-lidhjes/video-incizimit.

“Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 4 muaj,” thuhet në komunikatë.

Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga data 2 korrik 2025.

Ndërkaq, për pikat I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën, pasi Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale për këto pika.

“Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim,” thuhet tutje në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Të ngjashme