Meta: Stërvitja e NATO-s, Shqipëria e vlerësuar për përgjegjësinë

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ceremonisë së nisjes së stërvitjes ushtarake Defender 21 ka mbajtur një fjalim edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai tha se Shqipëria ndihet e vlerësuar që i është besuar një përgjegjësi kaq e madhe. Meta tutje shtoi se mbështetja ndaj NATO-s është unanime.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet e vlerësuar për faktin që i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime. Kjo ngjarje e madhe historike, është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona të armatosura jo vetëm do të presin dhe mbështesin forcat e tjera por do të jenë edhe aktive.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse nga mikëpritja e shqiptarit, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar miq të SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme se sa vetë periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA-te janë investuar shumë që ta njohin. Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Fellow, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mbrojtësit të Europës nga barbarët. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike”, tha Meta.

Gjatë stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”  do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e përvitshme të këtij viti Defender-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s.  Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

Bëhet fjalë për një prej stërvitjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme ku marrin pjesë 28 mijë trupa ushtarake, ku krahas atyre amerikane marrin pjesë edhe ushtarë shqiptarë dhe nga 26 vende në total. Krahas Shqipërisënë stërvitje janë të pranishëm edhe ushtritë e vendeve fqinje anëtarë të NATO-s, si Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Stërvitja ka qëllime mbrojtjeje dhe përqendrohet kryesisht në parandalimin e sulmeve teksa përgatit forcat aleate për t’ju kundërpërgjigjur situatave të krizave apo katastrofave humanitare. Si terrene të stërvitjes përdoren terrene të vështira bregdetare si porte të degraduara të dala jashtë përdorimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme