Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në takim sot kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj
Lajmin për këtë takim kreu i shtetit shqiptar e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“I urova suksese gjatë mandatit të tij, me bindjen se kjo fitore është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”.
“Ndamë vlerësimin se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partneri të rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon”, ka shkruar ai.