Në vijim të vizitës së tij në Washington, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë sot në Forumin “Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin Amerikan me temë: “Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian”.
Meta gjatë fjalës së tij, theksoi ndër të tjera se “ndryshimi i vetëm i kufijve për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor”.
“Shpresoj që investitorë më seriozë europianë të sjellin kapitalet e tyre në sektorët strategjikë në ekonomitë tona, me garancinë se do të gëzojnë përparësi dhe mbështetje të plotë, ndërkohë që do të na ndihmojnë të ndalojmë largimin e popullsisë së vendeve tona”, u shpreh ndër të tjera Meta./Top Channel