Meta uron mësuesit: Nderim veprës suaj të ndritur

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 08:54 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme