Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se gjuha shqipe nuk cenohet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka pasur ligj të gjuhës shqipe në Maqedoni e tani po aprovohet apo po cenohet. Ka pasur ligj për përdorimin e gjuhëve, gjuhë që flasin mbi 20 për qind të qytetareve në Maqedoni të Veriut dhe e dyta nuk cenohet nga Qeveria e Maqedonisë. Por, ka një iniciative në Gjykatën Kushtetuese ku nën gjyqtarët janë të zgjedhur nga qeveria LSDM-BDI. Problemin e bëjnë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që kanë mandat nga shumica e kaluar. Por, ne i sigurojmë edhe qytetaret tanë po edhe bashkatdhetarët tanë që nuk ka nevojë të mërziten sepse të drejtat që janë fituar nuk mund të degradojnë, por to do të avancohen”, tha ai.
Mexhiti tha se janë garanci që gjuha shqipe do të avancoj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ashtu siç gjetëm zgjidhje, është formuar grupi i eksperteve nga partneret në qeveri të cilët po punojnë balancuesin që ka qenë vetëm mekanizëm tani të merr përmasa të zgjidhjes ligjore, apo ligjit të veçantë për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në Maqedoni. Serbet kanë pasur ligj për përdorim zyrtarë të gjuhës serbe edhe pse janë vetëm 4 për qind në Kosovë, shqiptarë edhe pse janë 24-30 për qind në total nuk kanë pasur ligj për përdorim zyrtar te gjuhës shqipe, ne po bëjmë përpjeke maksimalë për ta ruajtur pozicioni për ta avancuar edhe gjuhën dhe të drejta e tjera”, tha Mexhiti.
Gjykata Kushtetues, sipas tij nuk e cenon ligjin e gjuhës shqipe, nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe.
“Gjykata Kushtetues me kërkesë të qeverisë ka kërkuar mendim në Komision të Venecias dhe Komision ka dhënë vërejtje për tre nene të atij ligji për përdorim e gjuhëve”, ka thënë ai.