MF nënshkruan dy marrëveshje me vlerë 7.45 milionë € me KfW-në

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 09:57 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker kanë nënshkruar dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Ministri Hamza tha se themelimi i fondit për garantimin e kredive është një sukses për marrëveshja është e rëndësishme për kapitalin e garantimit të kredive ku përfiton sektori privat, raporton EO.

“Themelimi i Fondit për Sigurimin e Kredive ka qenë një hap shumë i qëlluar në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit financiar në Kosovë, dhe mund të them se tani pas përafërsisht një viti operim të Fondit, jemi shumë të kënaqur me punën dhe ndikimin e këtij institucioni në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Dhe është lajm i mirë që tani pothuaj të gjitha Bankat janë regjistruar dhe janë duke përdorur shërbimet e Fondit, dhe kjo është mjaft inkurajuese për një mbështetje edhe më të madhe të sektorit privat”.

“…përmes garantimit të Fondit për Sigurimin e Kredive, janë distribuuar më shumë se 23 milionë euro dhe nga dita në ditë, numri dhe shuma e kredive të garantuara nga Fondi po rritet mjaft shpejt, por në mënyrë të qëndrueshme. Dhe për këtë Banka Qendrore dhe Ministria e Financave ka luajtur një rol kyç në procesin e themelimit të këtij institucioni dhe më pas zhvillimin e tij”.

Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni garantoi se përveç Gjermanisë edhe Suedia do t’i bashkohet këtij fondi.

“Ky fond është një dritare e re për financimin e sektorit të bujqësisë. Dita sotme është e një rëndësie të madhe dhe garanton që ky fond do jetë në të mirë të këtij kombi. Kjo është e mirë edhe për pjesën komerciale sepse bëhet një ri-injektim. Nuk është sfidë e fondeve që mungojnë sepse ka mungesë e ideve të mira. Këtu është pika kryesore që garantimi i fondeve”.

“E veçanta e këtij fondi është se gjithçka është në një institucion të përhershëm dhe të pavarur dhe kjo ka shembuj të mirë të bashkëpunimit të USAID dhe qeverisë së Gjermanisë edhe ajo e Suedisë do t’i bashkëngjitet këtij fondi. Kredidhënia është vetëm 4% dhe ne duam të mbështesim sektorin privat”.

 

Të ngjashme