Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur, Fifi po shijon lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin, Adis Patushi. Ata u njohën pas Fifi la lojën e “Big Brother VIP” dhe që nga ai moment janë të pandarë.
Çifti nuk ngurojnë që herë pas here t’i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Më e fundit është Fifi, ajo që ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqen duke shkëmbyer puthje.
Ajo madje e ka shoqëruar edhe me disa fjalë tepër të ndjera.
“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.