Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune.
Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infrastrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 560 mijë euro.
Ndërsa, Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.