Michelle Obama do të prezantoj një herë në javë ‘’Kohë të tregimit’’ për të gjithë fëmijët përderisa ata janë të izoluar.
Si pjesë e bashkëpunimit me PBS Kids dhe Penguin Random House, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në një seri katër javore që fëmijët do ta shohin atë duke lexuar nga librat për fëmijë, përcjell The Independent.
Videot do të transmetohen drejtpërdrejtë në PBS Kids Facebook, në Penguin House Facebook page dhe në llogaritë e tyre në Youtube.
Këto video do të fillojnë çdo të hënë nga 20 Prilli deri më 11 maj në orën 12:00 të pasdites, transmeton Koha.
‘’Në gjendjen momentale ku shumë familje janë në stres, jam duke e pritur me entuziazëm pjesëmarrjen time në leximet e tregimeve për fëmijë. Jam e entuziazmuar t’iu japë një mundësi fëmijëve për të praktikuar leximin e tyre dhe për të dëgjuar tregime të mrekullueshme dhe për t’iu mundësuar prindërve dhe kujdestarëve një pushim më se të nevojshëm’’, tha Michelle për Independent.