Microsoft largon edhe 3 mijë punonjës

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 15:59 | Nga

Microsoft planifikon të shkurtojë 3,000 vende pune vitin e ardhshëm në divizionin e harduerit dhe shitjeve globale. Ky njoftim i ri vjen vetëm tre muaj nga largimi i 1,850 punonjësve të tjerë.

Gjigandi i sistemit operativ bleu në 2013 biznesin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia për 7.1 miliardë dollarë, marrëveshje e cila rezultoi ndër më famëkeqet e industrisë së teknologjisë.

Në Korrik të 2014, vetëm tre muaj nga zyrtarizimi i blerjes, Microsoft largoi nga puna 18 000 punonjës kryesisht në divizionin e harduerit. Një vit më vonë kompania fshiu 7 miliardë dollarë dhe 7 800 punonjës të tjerë u larguan.

Gjatë muajit maj të këtij viti Microsoft shiti biznesin e telefonave për 242 milionë dollarë dhe një javë më pas u larguan 1 850 punonjës. Microsoft aktualisht numëron 114 000 punonjës në rang global. (PCWorld Albanian)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme