Miftaraj: Kërkesa për plotësim të kushteve për liberalizim ka qenë mashtrim

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Sot edhe zyrtarisht skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

E, nga kjo përsëri u bë e ditur se propozimi i Çekisë nuk kaloi.

Ishte Spanja ajo që e kundërshtoi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Miftaraj ka shkruar kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është i vetmi shtet që Bashkimi Evropian, liberalizimin e vizave e mban pezull dhe e ndërlidh me dialogun me Serbi.

Dmth kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim.

Të ngjashme