Predrag Mijatoviq, ish-anëtari i Real Madridit, Valencisë, Fiorentinës dhe Partizanit, i ka porositur bashkombasit e vet ta pranojnë realitetin në lidhje me Kosovën.
Predrag Mijatoviq, ish-ylli i Serbisë dhe Real Madridit, u ka bërë me dije serbëve se duhet ta pranojnë faktin që Kosova tashmë është pjesë e FIFA-së dhe UEFA-së. Ai u ka bërë thirrje serbëve që t’i shikojnë punët e tyre, dhe mos të merren me Kosovën.
“Ju duhet ta kuptoni se ky është një fakt. Kosova është anëtare e FIFA-s, ka luajtur ndeshje zyrtare dhe të tentoni tani me pyetje se a ishte e bukur, a ishte normale apo jo, kjo për ne është një humbje kohe. Ne kemi nevojë për t’u pajtuar me fatin”.
“Ne duhet të mendojmë për veten tonë, në lidhje me kualifikimin tonë dhe renditjen tonë”, tha Mijatoviq për gazetën serbe.