Mijëra persona kanë protestuar në rrugët e qytetit siberian, Kemerovo, duke kërkuar përgjigje dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë rajonale, pas zjarrit që ka lënë të vdekur 64 persona një një qendër tregtare gjatë vikendit.
Mijëra persona i janë bashkuar protestës në vendin që ka vizituar presidenti rus, Vladimir Putin me ç’rast ka premtuar se do të ndëshkojë fajtorët.
Protestuesit kanë mbajtur sloganet, “Korrupsioni vret! Dorëheqje! dhe “Tregoni të vërtetën! derisa të tjerët kanë pyetur për numrin e saktë të të vdekurve në ngjarjen e 25 marsit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar “neglizhencën kriminale dhe pakujdesinë” për këtë ndodhi.
Derisa ka dhuruar lule një një vend spontan për t’i përkujtuar viktimat, Putin ka thënë se humbja e këtyre viktimave nuk ështe e krahasueshme me ata që i humbin të dashurit në lufta apo në fatkeqësi me mina.
“Ne humbin shumë njerëz për çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale dhe pakujdesisë”, është cituar të ketë thënë Putin për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Putin ka bërë thirrje për një minutë heshtje dhe ka shprehur keqardhjen e tij për familjet dhe shokët e 64 personave, duke përfshirë 13 fëmijë që kanë vdekur nga zjarri.
Më 26 mars, hetuesit rusë kanë ardhur në përfundim se “shkelje evidente” të rregullave të sigurisë në objekt, sikurse bllokimi i dyerve emergjente, kanë rritur numrin e viktimave në Kemerovo që gjendet rreth 3,000 kilometra në lindje të Moskës.
Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal.