Qindra protestues janë nisur drejt Kryeministrisë ndërkohë që një pjesë e protestuesve nga forumi rinor demokrat janë duke pritur liderin Lulzim Basha.
Basha ndodhet në selinë e PD dhe pritet të dalë bashkë me aleatët për t’iu bashkuar turmës.
Protestuesit mbajnë parrulla në anglisht ku shkruhet se Rama ka vjedhë paratë e shqiptarëve.
Protestuesit kanë marrë leje deri në mesnatë për protestën por ende nuk është zbardhur një skenar i saktë i asaj që do të ndodhë.