Në Harare, kryeqyteti i Zimbabve, është shpallur epidemia e kolerës, pasi numri i vdekjeve është rritur në 20, ndërkohë që më shumë se 2,000 njerëz janë infektuar duke pirë ujë të kontaminuar, tha sot ministri i Shëndetësisë Obadiah Mojo.
“Ne deklarojmë një situatë emergjente në Harare, e cila do të na lejojë të frenojmë kolerën, tifonë apo çfarëdo që të ndodhë, ne nuk duam viktima”, tha Mojo.