Protesta të reja nga fermerët kanë nisur në Utrecht të Holandës. Kësaj radhe protestuesit ishin vendosur përpara ndërtesës së Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili kërkon prej fermerëve të ndërpresin emisionet e nitrogjenit pasi një gjykate vendosi se Holanda po thyen limitet e vendosura në rregulloren e Bashkimit Evropian.
Mijëra fermerët e mbledhur u ankuan se masat e ndërmarra nga qeveria po godet tregun e tyre me kosto të larta ndërkohë që industritë e tjera si aeronautika po shpëtojnë lehtë.
Fermerët me traktorët e tyre pritet të niset drejt Hagës tek qeveria holandeze në ditët në vazhdim. Ata kërkojnë që qeveria të lehtësojë barrierat e vendosura mbi fermerët.
“Gjatë 20 viteve të fundit, sektori i bujqësisë ka ngecur nga rregullat e vendosura nga politikanët. Tani fermerët janë të detyruar të mbajnë barrën e masave emergjente për të luftuar emetimet e azotit”, tha Eddy van Wezel një fermer nga Huijbergen, një fshat afër kufirit belg, përcjell Telegrafi.
Këta të fundit janë të vendosur të bllokojnë rrugët kombëtare derisa qeveria të ulet në bisedime me ta për të gjetur një zgjidhje rreth krizës.
Industria e agrikulturës sjell rreth 92 miliardë euro në ekonominë holandeze nëpërmjet eksportit që i bëhet produkteve.