Mijëra përdorues të mediave sociale kanë marrë pjesë në një fushatë për të mbështetur gazetarin palestinez Muath Amarneh, i cili humbi syrin pasi u plagos derisa ishte duke mbuluar një protestë në Bregun Perëndimor të okupuar javën e kaluar.
Gazetarët nga e gjithë bota arabe filluan fushatën e solidaritetit pasi Amarneh u godit në sy, me sa duket me një plumb gome të shkrepur nga forcat izraelite që kishin mbërritur për të shuar demonstratat të premten e kaluar në Surif.
Si rezultat i incidentit Amarneh humbi një sy, duke paraqitur një sfidë të rëndësishme për karrierën e tij.
Policia kufitare e Izraelit tha se nuk e kishte në shënjestër Amarneh në protestën pranë qytetit të Hebron dhe tha se kishte përdorur mjete ” jovdekjeprurëse” për të shpërndarë turmën.
Në një shfaqje mbështetjeje, aktivistët shpërndanë fotografi të tyre, duke mbuluar një sy me njërën anë dhe i postuan në mediat sociale, duke përdorur hashtags #MuathEye, ose #EyeOfTruth.
Përdoruesit e mediave sociale me një larmi të prejardhjes – përfshirë mësues, studentë dhe organizata rinore nga dhjetëra vende të botës, duke filluar nga SHBA deri në Malajzi, janë bashkuar në lëvizjen online.