Kur Beyonce publikoi albumin “Lemonade”, ku fliste për tradhtinë e bashkëshortit të saj, Jay Z, ajo që i bëri të gjithë të fillonin spekulimet ishte kënga, ku ajo fliste për dashnoren e bashkëshortit si “Becky me flokët e bukur”. U spekulua gjatë se kush mund të ishte Becky, madje ndër të dyshuarat kryesore ishte Rita Ora, por në fakt nuk paska qenë kështu.
Ka qenë Amber Rose ajo që na ka surprizuar duke zbuluar emrin e “Becky-t me flokë të bukur”, në një episod të “Make Speidi Famous Again”. Ajo është shprehur se mendon se është aktorja Gwyneth Paltrow, dashnorja e famshme e Jay Z.
Paltrow është njëkohësisht edhe mike shumë e mirë e çiftit. Rose është shprehur se ata kanë qenë miq të mirë, ndërsa sot nuk i shikon më së bashku dhe se Paltrow u nda nga bashkëshorti aso kohe. Sipas saj, këto janë prova që Becky është Gwyneth Paltrow.
Ndërkohë që burime pranë aktores e kanë cilësuar këtë deklaratë si absurde dhe të pavërtetë.