Ditë më parë qarkulluan disa lajme që ka ndodhur ndarje mes çiftit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
Nga disa burime thuhej se dyshja kishin vendosur që t’i jepnin fund lidhjes së tyre.
Këtë fundjavë çifti doli me një deklaratë duke treguar se ata janë ende së bashku.
Tani, një person i afërt i tyre, ka zbuluar informacione të reja.
“Jennifer ka menduar që të ndahet nga i dashuri i saj për gjashtë muaj. Ditë më parë ajo ndihej shumë e shqetësuar dhe e stresuar”, tha një mike e afërt për People.
“Ajo dhe Alex kanë disa çështje për të cilat duhet të punojnë së bashku dhe të bëjnë çdo gjë në mënyrë që ta kalojnë jetën bashkë”, tha ajo.