Kryesuesi i Kuvendit, deputeti i VV-së Adem Mikollovci ka thënë se seanca konstituive nuk mund të vazhdojë pa prezencën e koalicionit PAN, raporton Ekonomia Online.
“Pa PAN-in nuk mund të mbahet seanca sepse ata kanë më të drejtë të propozojnë kandidatin për kryeparlamentar. Ndoshta mbajmë konsulta me PAN-in, por kusht për me votuar Haradinajn nuk ka, pazarllëqe nuk bëjmë. Grupet parlamentare kanë me vendos për seancën parlamentare”, tha Mikollovci pak minuta para se është paralajmëruar që të fillojë seanca konstituive e Kuvendit.