Tema për heronjtë dhe religjionin ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit.
Shefqet Krasniqi në RTV Dukagjini duke e komentuar një deklaratë të Milaim Zekës i cili ka thënë se Adem Jashari, komandat legjendar i UÇK-së ka pirë birra ka thënë se Zeka flet palidhje.
“Tybe si beson kurrkush Milaimit se di cka i jepni hapësirë se ky flet vec palidhje”, tha Krasniqi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Milaim Zekës.
Zeka ka thënë se me Shefqet Krasniqin as në xhehenet nuk do të shkonte.
“Tybe kam thënë para 10 vjetve mem çu zoti në xhehnet me të , shkoj midis xhehnemi. Kurrë në jetë nuk kam thënë se Adem Jashari ka qenë kundër fesë. Në Kuran e në Bibël thuhet se Zoti e dënon rrencin. Që baci Rifat falet , po që bin birra bashkë kena pi. Unë kam folë për Adem Jasharin mos me abuzu me emrin e tij. Mulla Shefqeti le të vazhdon e ka gjet terrenin”, tha Zeka.
I gjithë debati nisi pas një interviste të hoxhës Osman Musliu, i cili tha se Adem Jashari ka refuzuar ta ndezë cigaren në Ramazan sepse ka qenë duke agjëruar.