Milaim Zeka shpreh keqardhjen për dënimin e Frashër Krasniqit, megjithëse e kishte sulmuar

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 18:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, gjatë debatit parlamentar për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes për rastin e sulmit ndaj Kuvendit, ka folur edhe për kolegun e tij nga Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, me të cilin ai pati një konflikt fizik gjatë një emisioni televiziv kohë më parë.

Zeka tha që deputetët nuk do të duhej të flisnin dhe t’ua bëjnë sërish gjykimin njerëzve të dënuar, por të merren masa që nëse dënimi nuk është i drejtë, të vendoset drejtësi.

Zeka ka thënë që i ka ardhur keq për dënimin që kanë marrë aktivistët e Vetëvendosjes, duke përfshirë Frashër Krasniqin, i cili e kishte goditur me grusht në një emision të drejtpërdrejtë në televizion.

“Edhe unë kam qenë i dënuar në 81’shen dhe kam mendu çfarë mendon nëna e Frashërit që iu dënu djali”, tha Zeka në fjalën e tij në Kuvend. Ai ka shtuar që beson që aktivistët e VV’së janë të pafajshëm.

Zeka dhe Krasniqi ishin përfshirë në një rrahje në një emision, ku debati i ashpër kishte eskaluar në përplasje fizike

Të ngjashme