Milani dhe Juventusi vazhdojnë të interesohen për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.
Lojtari ka hasur në vështirësi në këtë sezon prej se ka kaluar nga Ligue 1 në Ligën Premier.
Sipas Sport Mediaset, Milan ka pasur interesim për Fabinhon, ndërsa Juve ka kohë që e “monitoron” 25-vjeçarin.
Të dyja klubet do të futen në treg për mesfushorët që në janar.
Rossonerët kanë mbetur pa Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia për shkak të lëndimeve.
Në anën tjetër edhe Zonja e Vjetër kanë mbetur pa Emre Canin, i cili nuk duhet kur do të kthehet.
Liverpool ka paguar 50 milionë euro për brazilianin gjatë verës.
Ai ka luajtur me klubin anglez vetëm tetë herë në edicionin 2018-19.