Milani e ka vendosur në krye të listës së përforcimeve mbrojtësin portugez të Sportingut, Gonçalo Inacio.
Trajneri i ri, Ruben Amorim, e njeh shumë mirë 24-vjeçarin nga koha e përbashkët në Lisbonë dhe e konsideron atë si përforcimin ideal për repartin defensiv.
Sipas mediave italiane, klubi portugez nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë dhe vlerëson kartonin e lojtarit rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të negociojnë, duke besuar se portugezi mund të jetë një nga shtyllat e projektit të ri në “San Siro”.