Sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud i skadon kontrata këtë verë dhe Milan, Inter dhe Lazio raportohet se janë të interesuar për francezin
Sulmuesi francez ishte lidhur me një kalim në Itali që nga sezoni i kaluar po kishte mbetur në Stamford Bridge te Blutë të cilët ja zgjatën edhe një vit kontratën.
Fituesi i Botërorit, 34 vjeçari francez ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë, duke shënuar katër gola, por ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për londinezët në Ligën e Kampionëve.
Giroud ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje europiane këtë sezon, derisa Chelsea ka arritur të kualifikohet në finale ku do të luajë kundër Manchester City këtë muaj.
Tuttosport raporton që Milan i është bashkuar garës për veteranin në afatin e ardhshëm në verë dhe do të luftojë për shërbimet e tij me Interin dhe Lazion.
Shqiponjat e Lazios provuan që të nënshkruajnë me Giroud verën e kaluar dhe pritet që të rikthehen përsëri të francezi këtë verë.